Abdixhiku uron Merz për fitoren në Gjermani: Mundësi e re për Kosovën
G.K/RTKlive
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar Friedrich Merz dhe partinë CDU për fitoren në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar këtë si një mundësi të re për Kosovën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abdixhiku theksoi rëndësinë e kësaj dite për Gjermaninë dhe ndikimin pozitiv që mund të ketë për Kosovën.
“Ditë e rëndësishme për Gjermaninë ; mundësi e re për Kosovën. Fitorja e Friedrich Merz dhe e CDU-së, është një dritare e re për Republikën tonë,” shkroi Abdixhiku.
Ai bëri të ditur se ka përcjellë urimet për z. Merz dhe miqtë në CDU, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme që ka marrë nga kancelari i ardhshëm gjerman në takimet e deritanishme. “Ai i njeh mirë rrugëtimet tona, ai i mbështetë mirë qëllimet tona,” shtoi Abdixhiku.
Sipas tij, fitorja e CDU-së përfaqëson një fuqizim të së djathtës evropiane dhe mbetet një shpresë për Kosovën.























