Hargreaves nderon Qerkinajn: Kërkimi i tij për të vërtetën ishte frymëzues
BKT
Lajme

Hargreaves nderon Qerkinajn: Kërkimi i tij për të vërtetën ishte frymëzues

G.K/RTKlive

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Bajram Qerkinaj, udhëheqës i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ai shkroi se është thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jetë të Bacës Bajram. Ai theksoi se kërkimi i palodhur i tij për të vërtetën, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për mijëra familje të tjera që ende kërkojnë të dashurit e tyre të pagjetur, ishte një burim frymëzimi

“Marrëdhëniet në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Bacës Bajram kanë qenë gjithmonë të forta, duke përfshirë edhe mbështetjen e drejtpërdrejt nga Madhëria e Tij Mbreti Charles III. Në emër të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen dhe miqtë e Bacës Bajram, dhe të gjithë ata të cilët kanë pasur fatin të punojnë drejtpërdrejtë me të. Veprimtaria e tij do të vazhdojë, derisa ne do të vazhdojmë të punojmë për të gjetur të vërtetën”, shkroi ambasadori Jonathan Hargreaves.


MË SHUME NGA Lajme