Përfundon dëshminë Ismet Tara
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Gjykata Speciale

Përfundon dëshminë Ismet Tara

A.B / RTKlive

(E plotësuar, ora 14:05) Ka përfunduar dëshminë Ismet Tara. Specialja do të fillojë seancat pas dy jave.

Ismet Tara mohoi të ketë deklaruar për UNMIK-un se UÇK-ja ka vrarë kolaboracionistët dhe të burgosurit e tyre. “Ismet Tara nuk ka asnjë dëshmi që dikush është vrarë, nuk i ka ndodhur Ismet Tarës që të japë dëshmi të rreme atëherë. Hiqma këtë dokument se nuk mund ta shoh më, nuk mund ta shoh më. Ti mund të bësh pyetje sa dush, por kur i dedikohesh këtij dokumenti… unë po them që as nuk i kam dhënë as nuk e kam takuar. Ti prap ‘a mund të jetë ajo e saktë, a mund të mos jetë’. Por duhet të vijë ajo ta pyesh atë a ka qenë e saktë a jo”, tha Tara.

Ismet Tara rifillon dhënien e dëshmisë

(E plotësuar, ora 10:45)Dëshmitari i ZPS-së Ismet Tara rifillon dhënien e dëshmisë këtë mëngjes. Pas kërkesës së djeshme të dëshmitarit, sot ai shoqërohet nga një mbrojtës kujdestar.

Dëshmitari Ismet Tara pritet të merret në pyetje nga ekipet e mbrojtjes

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Seanca e këtij procesi gjyqësor pritet të nis sot në orën 9:00.

Sot në sallën e gjyqit dëshmitarin Ismet Tara pritet ta marrin në pyetje ekipet e mbrojtjes, për çka dëshmitari dje kërkoi që të flasë fillimisht me një avokat për ta ngritur shqetësimin e tij lidhur me dokumentin të cilin e kërkoi t’i paraqitet që nga fillimi i dëshmisë së tij.

Njëri ndër ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Tara, në Facebook ka shkruar mbrëmë se do të kundërshtojë të gjitha akuzat ndaj krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale, duke i cilësuar ato si të orkestruara nga qarqe serbe dhe bashkëpunëtorë të tyre.

Deri më tani, ky është dëshmitari i 123-të i ZPS-së në Gjykatën Speciale.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale