13:05 / 25.02.2025
Ambasadori Zemaj takon në Bruksel Drejtuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s
A.B|RTKlive
Ambasadori i Kosovës për Marrëdheniet me NATO-n, Astrit Zemaj, është pritur sot në takim nga Drejtuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Cavo Dragone.
Zemaj ka njoftuar se në këtë takim kanë biseduar për mjedisin e sigurisë, sfidat aktuale dhe stabilitetin e Kosovës.
“Unë e falënderova Admiralin Dragone për kontributin e madh dhe të vazhdueshëm të NATO-s dhe KFOR-it në Kosovë”, ka shkruar Zemaj në 'X'.























