Komandanti i KFOR-it viziton Shqipërinë,flet për siguri në Kosovë dhe rajon
BKT
Lajme

Komandanti i KFOR-it viziton Shqipërinë,flet për siguri në Kosovë dhe rajon

A.B|RTKlive

Gjeneralmajor Enrico Barduani, komandanti i misionit të KFOR-it , u takua sot në Tiranë me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë,Pirro Vengu, dhe shefin e Mbrojtjes së Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji.

“Gjatë takimit u diskutua për trendet e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë në rajon, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve në Organizatat Ndërkombëtare dhe rolin e NATO-s”, njofton KFOR.

Gjeneralmajor Enrico Barduani nënvizoi përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij në OKB dhe për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij - bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 - për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.


MË SHUME NGA Lajme