Dy persona u plagosën nga të shtënat në afërsi të gjykatës në Bielefeld
BKT
Lajme

Dy persona u plagosën nga të shtënat në afërsi të gjykatës në Bielefeld

Dardan Ramabaja /RTK

Disa persona janë plagosur në afërsi të një gjykate në Gjermani pas seancës gjyqësore për vrasjen e një boksieri me prejardhje nga Kosova.

Dy persona u plagosën, njëri prej tyre në gjendje kritike, pasi të shtënave nga jashtë ndërtesës së një gjykate në qytetin veriperëndimor të Gjermanisë, Bielefeld, ku më pas një i dyshuar është arrestuar.

Sipas raportimeve të medieve lokale, cak i të shtënave kanë qenë të afërmit e një të pandehuri në një proces gjyqësor që po dëgjohej brenda gjykatës të mërkurën.

Një zëdhënës i gjykatës tha se të shtënat erdhën menjëherë pas përfundimit të një seance dëgjimore në gjyqin e dy burrave të akuzuar për vrasjen e ish-boksierit kosovar, Besar Nimani, në mars të vitit të kaluar.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA, duke cituar burimet policore, gjithashtu raportoi se incidenti po trajtohej si një sulm i paramenduar ndaj njerëzve të lidhur me rastin.

Në procesin gjyqësor dy persona akuzohen se kanë qëlluar me 16 të shtëna në drejtim të Nimanit, duke e vrarë atë, teksa dilte nga një berber në rrugën kryesore të qytetit.

Gjyqi po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ku policia po ruan gjykatën, dëshmitarët dhe vizitorët.


MË SHUME NGA Lajme