Vazhdon numërimi i votave, nuk dihet nëse do të përfundojë sonte
BKT
Lajme

Vazhdon numërimi i votave, nuk dihet nëse do të përfundojë sonte

M.M. /RTKlive

(E plotësuar, 20:59) Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve Zgjedhore po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga përfaqësitë diplomatike jashtë Kosovës me kapacitete të plota në 11 njësi numëruese e monitoruese për subjektet politike dhe pastaj për kandidatët për deputetë.

Aktualisht janë duke u monitoruar dhe vlerësuar 11 kuti, derisa kanë mbetur edhe 4 kuti pa hyrë në proces të numërimit nga 43 kuti sa kanë ardhur nga 30 përfaqësi tona diplomatike, ambasadat dhe konsullatat nga procesi i votimit, ku është votuar më 8 shkurt në 19 shtete të botës.

Siç njofton gazetarja e RTK-së, nëse mbesin kutitë të pa numëruara, ato do të mbyllen, do të ketë masa sigurie dhe procesi i numërimit dhe vlerësimit do të vazhdojë nesër paradite.

Këto janë rezultatet e fundit, për sot, nga numërimi i fletëvotimeve nga përfaqësitë diplomatike jashtë Kosovës, të proceduara në platformë:

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 511 vota ose 7.50 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës sipas këtij përditësimi ka marrë 418 vota pse 6.14 për qind.

Koalicioni për Kosovën Fituese, koalicion ndërmjet AAK-së, NISMA’s, Konservatorëve dhe Intelektualët ka marrë 65 vota pse 1.50 për qind.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Këto janë rezultatet nga Munihi i Gjermanisë dhe Vjena e Austrisë:

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmGjermani- Munih

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Austri-Vjenë

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve Zgjedhore po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga përfaqësitë diplomatike jashtë Kosovës. Procesi i numërimit të këtyre votave as sot nuk do të mund të përfundojë.

Siç njofton gazetarja e RTK-së, Edona Podvorica, as sot nuk do të mund të përfundojë numërimi i votave të arritura në Prishtinë, që gjithsej janë 43 kuti nga tridhjetë përfaqësi  diplomatike, 16 ambasada dhe 14 konsullata, ku është votuar më 8 shkurt në 19 shtete të botës.

Bëhet e ditur se sot nuk janë hapur kutitë e votimit deri në orën 12:00 për shkak se është dashur të bëhet trajnim shtesë për personat që janë përfshirë në numërimin ë kutive të votave.


MË SHUME NGA Lajme