Përfundon numërimi i votave të diasporës në përfaqësi diplomatike
BKT
Lajme

Përfundon numërimi i votave të diasporës në përfaqësi diplomatike

A.B/E.P.|RTKlive

(E plotësuar, ora 17:20) Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës në përfaqësi diplomatike. Ka mbetur procesimi në faqe të KQZ-së edhe i rezultateve të tre kutive, gjë që pritet të ndodhë tani.

Ndërkohë, rezultatet e para të votimit më postë, do të fillojnë të shfaqën me vonë në mbrëmje.

Vazhdon numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës

(E plotësuar, ora 13:45)Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht votimit përmes postës.

Procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar. Pas përfundimit të numërimit të ndonjë vendvotimi, brenda një kohe të shpejtë rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas komunave, të cilave u takojnë votuesit e regjistruar, do të shfaqen në platformën https://rezultatet2025.net/

Të gjithë shtetasit e Kosovës, që gjatë regjistrimit u përcaktuan individualisht për të votuar përmes postës, mund të dërgonin pakon e tyre me fletëvotim në adresë të ndonjërës nga kutitë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të hapura në shtete të ndryshme.

Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh.

Filloi numërimi i fletëvotimeve nga votimi përmes postës

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, për RTKLive ka konfirmuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i vendvotimeve të fundit nga votimi në përfaqësi diplomatike dhe tani kemi filluar edhe numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës.

Nga përditësimi që është bërë sot në orën 07:59, janë numëruar 93.02% e flvendvotimeve nga votimi në përfaqësi diplomatike.


MË SHUME NGA Lajme