Rohde: Unanimitet solidariteti me Ukrainën
BKT
Lajme

Rohde: Unanimitet solidariteti me Ukrainën

B. H. | RTKlive

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas takimit të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

“Shenja unanime solidariteti nga liderët politikë gjermanë dhe evropianë me Ukrainën, përfshirë kancelarin Scholz dhe liderin e opozitës Merz, kryeministrin holandez Schoof, presidentin francez Macron, deputetë të parlamenteve dhe aktorë të tjerë të panumërt politikë. Është koha për solidaritet! Slava Ukraini!”, ka shkruar Rohde në rrjetin social BlueSky.


MË SHUME NGA Lajme