Rodri rikthehet në stërvitje
BKT
Sport

Rodri rikthehet në stërvitje

Uran Krasniqi / RTKLive

Mesfushori i Manchester City, Rodri, është rikthyer në stërvitje, duke rritur shpresat për një rikthim më të shpejtë nga sa pritej pas një lëndimi serioz në gju në shtator.

Njëzet e tetë vjeçari kishte pësuar një këputje të ligamentit në barazimin 2-2 ndaj Arsenal dhe fillimisht ishte menduar se sezoni i tij kishte përfunduar.

Mungesa e tij ka qenë një nga faktorët kryesorë të formës së dobët të skuadrës së Pep Guardiola këtë sezon. Kampioni i Anglisë ndodhet njëzet pikë prapa Liverpool, kryesuesit të Premier League, dhe ka dalë nga Champions League dhe League Cup.

Megjithatë, fituesi i "Topit të Artë" 2024 mund të kthehet më herët nga sa ishte parashikuar, pasi City ka publikuar një video ku ai shihej duke kryer një seancë individuale stërvitore në kompleksin "Etihad Campus".

Reprezentuesi spanjoll kishte synuar të rikthehej në kohë për Kupën e Botës për Klube, e cila nis më 14 qershor në Shtetet e Bashkuara.

Guardiola ka qenë i kujdesshëm në lidhje me një afat të saktë për rikthimin e tij, duke u deklaruar në fillim të muajit: "Më e rëndësishmja për të është të rikuperohet mirë. Nuk është më adoleshent, por ka ende vite për të luajtur dhe kjo do të ndodhë nëse shërohet siç duhet", ishte shprehur ai.