Edhe dy muaj paraburgim të dyshuarve për shpërthimin në `Ibër-Lepenc`
BKT
Lajme

Edhe dy muaj paraburgim të dyshuarve për shpërthimin në `Ibër-Lepenc`

Sh.Ç /RTKlive

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin të dyshuarve, J.V., dhe D.V., për shpërthimin në kanalin e “Ibër-Lepencit” në Varagë të Zubin-Potokut më 29 nëntor të vitit të kaluar.

Gjykata Themelore ka bërë të ditur se e mori vendimin me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

“Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve J.V. dhe D.V., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 28.02.2025 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurve J.V. dhe D.V., iu vazhdohet në kohëzgjatje prej 2 muaj, për secilin”, ka thënë zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

Shpërthimi në kanalin e “Ibër-Lepencit” pati shkaktuar dëme të mëdha, kurse institucionet e Kosovës e kanë cilësuar si sulm terrorist duke e fajësuar strukturat kriminale të mbështetura nga Beogradi zyrtar.


MË SHUME NGA Lajme