AIP vazhdon identifikimin e rrjedhjes së të dhënave nga kamerat
BKT
Në Fokus

AIP vazhdon identifikimin e rrjedhjes së të dhënave nga kamerat

Arlinda Sejda|RTK

Agjencia për Informim dhe Privatësi vazhdon identifikimin e rrjedhjes së të dhënave nga kamerat.

Agjencia për informim dhe privatësi ka lansuar një platformë përmes së cilës do të identifikohet rrjedhja e të dhënave nga kontrolluesit publik apo privat apo nga vet qytetarët të cilët nga mosndërgjegjësimi i plasojnë të dhënat në internet. Kjo platformë do të identifikojë edhe rrjedhjen e të dhënave nga kamerat.

Krenare Sogojeva, komisionere në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, tha se ajo çka është me rëndësi të  njoftohet publiku është se platforma për një periudhë të shkurtër kohore të mbikçyrjes së këtyre kontrolluesve përmes kësaj platforme është arritur të identifikohen 6 mijë kamera.

“Kamera në Kosovë, në 6 mijë raste në territorin e Kosovës ka të instaluara  kamera të cilat kanë qasje të jashtme qoftë prodhuesi, qoftë  ofruesi i shërbimeve  të  internetit apo kushdo  që  dëshiron më një numër IP-je të  thjeshtë  gjejnë  numrin  identifikues të  kamerës  dhe të  njëjta  mund  të  përdorën  dhe në këtë  mënyrë  të  rrezikohen edhe  qytetarë tanë", tha ajo për RTK.

Në anën tjetër, Komuna e Prishtinës po vazhdon fazën e dytë të vendosjes së kamerave në hapësirë publike, të cilat do të monitorohen tërësisht nga Policia e Kosovës.

"Projekti i vendosjes së kamerave është një projekt 3 vjeçar në fazën e parë në vitin 2024 janë vendosur kamerat në 17 lokacione, në fazën e dytë do të vendosën edhe në 11 lokacione tjera në tolat do të vendosën në 23 pika në kryeqytet, pra në një pikë mund të vendosën disa kamera 2-3 kamera bazuar në vlerësimin që e bënë policia e Kosovës”, tha Lulzim Fushtica, drejtor i emergjencave në komunën e Prishtinës.

Agjencia për Informim dhe Privatësi, përmes platformës monitoruese, do të bëjë identifikim e kontrolluesve të kamerave e në rastet kur kontrolluesit kalojnë kompetencat, rastet paraqiten në Policinë e Kosovës për të ruajtur sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve.


MË SHUME NGA Në Fokus