Këto janë aktivitetet që mbahen për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së
A.B|RTKlive
Këtë vit shënohet 27-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në prag të kësaj ngjarjeje, Qeveria e Republikës së Kosovës ka prezantuar logon dhe agjendën e aktiviteteve që do të mbahen në kuadër të përkujtimit të kësaj ngjarje historike.
RTK edhe sivjet, për tri ditë rresht, do t'u dedikojë emisione speciale, por edhe transmetime të drejtpërdrejta të gjitha organizimeve.
Ndryshe ditë më parë Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë përbërje.
Sipas njoftimit të ekzekutivit, në krye të këtij këshilli është vendosur Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i Mbrojtjes, bashkëkryesues është Fadil Nura, kryetar i Komunës së Skenderajt, derisa anëtarë janë Hajrulla Çeku, ministër në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Elbert Krasniqi, ministër në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, dhe përfaqësues nga organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së. Po ashtu, ekzekutivi ka ftuar që nga një përfaqësues ta dërgojnë edhe Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.























