Reagon OSBE, nuk komenton rastin e zyrtares së saj e dyshuar për spiunazh
A.B / RTKlive
Misioni i OSBE-së në Kosovë njofton është në dijeni të raportimeve të mediave lidhur me ndalimin e një anëtari të Misionit.
OSBE bën me dije se është në kontakt me përfaqësuesin e tyre ligjor dhe po monitoron nga afër mirëqenien e tyre në përputhje me detyrën e kujdesit.
"Përderisa Misioni nuk mund të komentojë më tej për këtë rast për shkak të hetimeve në vazhdim, ai mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar me autoritetet përkatëse", thuhet në komunikatën e OSBE-së.
Misioni njofton është në kontakt si me institucionet përkatëse ashtu edhe me Sekretariatin e OSBE-së në Vjenë për të siguruar respektimin e procesit të duhur.
Ndryshe sot Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarës për spiunazh, J.Gj.























