Rrëshqitja e dheut mbyll autostradën në mes Prizrenit dhe Suharekës
BKT
Lajme

Rrëshqitja e dheut mbyll autostradën në mes Prizrenit dhe Suharekës

N.M. /RTKlive

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, njofton se për shkak të rrëshqitjes së dheut është mbyllur autostrada "Ibrahim Rugova", në segmetin e 27-të, në mes të Prizrenit dhe Suharekës.

"Me qëllim të lëvizjes së sigurt të qytetarëve në këtë segment kjo pjesë është bllokuar për qarkullimin e automjeteve deri në pastrimin e dheut të shembur. Ekipet tona të mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë hapat konkret për lirimin e kësaj pjese të Autostradës në fjalë”, thuhet në njoftimin e MPHI-së.

Kjo ministri lut të gjithë qytetarët, që deri në pastrimin e dheut dhe lirimin për qarkullim të këtij segmenti, të shfrytëzojnë rrugët alternative. Tutje thuhet se lidhur me pastrimin e dheut nga autostrada do të njoftohet me kohë.

 


MË SHUME NGA Lajme