Qytetarë të shumtë nderojnë sakrificën dhe rezistencën e familjes Jashari
BKT
Foto: Donika Sherifi
Në Fokus

Qytetarë të shumtë nderojnë sakrificën dhe rezistencën e familjes Jashari

N.M. /RTKlive

(E plotësuar, 9:46) Në shënim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qytetarë të shumtë kanë marrë rrugën për në Kompleksin memorial "Adem Jashari" në Prekaz.

Qytetarët po nderojnë sakrificën e rezistencën e familjes Jashari me rastin e 27 vjetorit të rënies së tyre.

Homazhe, duke filluar nga ora 10:00 do të bëjnë edhe krerët e shtetit, kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Po ashtu rezistencën e familjes Jashari në shënimin e Epopesë së UÇK-së do ta kujtojnë edhe akterë tjerë politikë të cilët gjatë ditës do të bëjnë homazhe në Prekaz.

 

Krerët e shtetit sot bëjnë homazhe në Prekaz

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, krerët e shtetit, sot në ditën e dytë të këtij manifestimi, do të bëjnë homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Nga ora 10:00, drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale do të bëjnë homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministrit, raporton RTKlive.

Homazhe janë paraparë edhe nga të gjitha komunat e vendit dhe në të gjitha komplekset memorialë të dëshmorëve.

Kurse nga ora 19:00, në Prishtinë, është paraparë akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së.

Të mërkurën Prekazi u vizitua nga shumë qytetarë të ardhur nga të gjitha viset shqiptare. Kurse, në Qeverinë e Kosovës është mbajtur mbledhje solemne për Epopenë e UÇK-së.

Gjithashtu një manifestim është mbajtur në kazermën 'Adem Jashari' në Prishtinë. Në të gjitha aktivitetet u vlerësua lartë sakrifica e familjes Jashari për lirinë e Kosovës.

May be an image of 2 people and text


MË SHUME NGA Në Fokus