LVV falënderon gratë për mbështetje, thotë se deputetet u bënë pa kuotë
BKT
Lajme

LVV falënderon gratë për mbështetje, thotë se deputetet u bënë pa kuotë

V.S|RTKlive

Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur fitore të rëndësishme faktin se kandidatet gra të kësaj partie kanë fituar mandate pa pasur nevojë për kuotën dhe se grupi i ardhëm parlamentar do të përbëhet 45 përqind nga gratë. Prandaj, ky fakt sipas lëvizjes, është fitore e aktivisteve dhe e të gjitha grave të Kosovës.

Kjo parti i ka falënderuar gratë për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Tani që rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit po përmbyllen, si Lëvizje Vetëvendosje dëshirojmë të shprehim një falënderim të veçantë. Në zgjedhjet e 9 shkurtit, ashtu si edhe në ato të 14 shkurtit 2021, gratë dhe vajzat na mbështetën masivisht me votën e tyre, për çka jemi mirënjohës dhe falënderues pa fund”, thuhet në letrën falënderuese të LVV-së për gratë.

Thonë se do të angazhohen më shumë me politika që rrisin mirëqenien e grave, pavarësinë dhe fuqizimin e tyre.


MË SHUME NGA Lajme