Ndalohet importi i kafshëve nga Hungaria pas sëmundjes ‘Afta Epizootike’
BKT
Foto ilustrim
Lajme

Ndalohet importi i kafshëve nga Hungaria pas sëmundjes ‘Afta Epizootike’

M.P. / RTKlive

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar për ndalimin e importit të kafshëve nga Hungaria, pas paraqitjes së sëmundjes së kafshëve ‘’Afta Epizootike’’ në këtë vend.

“Bazuar në Kodin Terrestial të shëndetit të kafshëve, kapitulli 8.8 te WOAH-se, Ligjin e Shëndetit të kafshëve BE dhe Ligjin e Veterinarisë 21/2004, vendoset masa e ndalesës së importit të kafshëve (gjedhe, dele, dhi dhe derra) dhe produkteve të tyre nga shteti i Hungarisë”, thuhet në komunikatën për media.

Afta Epizootike është sëmundje virale, me mundësi përhapje të shpejtë. Prek kafshët dythundrake dhe shkakton dëme ekonomike të mëdha. Nga kjo sëmundjet infektive preken kafshët shtëpiake (lopët, delet, dhitë, derrat) dhe ripërtypësit e egër (dreri, kaprolli) dhe derrat.

“Në rast të konfirmimit të pranisë së sëmundjes, Kosova ka të përgatitura kapacitetet inspektuese për vënie nën kontroll të saj. Vendi ynë mban statusin e lirë nga sëmundja e Aftës Epizootike”, konfirmon AUV.


MË SHUME NGA Lajme