Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në trafikim të narkotikëve
BKT
Lajme

Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në trafikim të narkotikëve

B. H. | RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren, në vazhdën e trajtimit të një rasti, ka arrestuar dy të dyshuar  nën dyshimin për trafikim me lëndë narkotike.

Sipas njoftimit, policia ka hasur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim: - Substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit marihuanë, me peshë 10 kg e 510 gr; - Një armë zjarri kalibër 7.62 mm, me një karikator me 8 fishekë; - Dy automjete me targa vendore; si dhe - Tre telefona.

“Operacioni ka vazhduar me kontrollimin e një shtëpie dhe një lokali, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë tjera: - Substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit marihuanë, me peshë 874 gram; - Katër fishekë; - Dy peshore elektronike; - Dy kuti me pajisje për pastrim të armëve; - Një foli plastike; si dhe - Të holla 3965 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur më rastin janë ndaluar dy të dyshuar: N.I., (viti i lindjes 1985, mashkull kosovar) dhe E.M., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar). Po ashtu, policia ka informacione se i përfshirë në rast është edhe një i dyshuar tjetër, i njohur për policinë. Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve dhe me vendim me shkrim të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë.


MË SHUME NGA Lajme