Orav thotë se BE është e përkushtuar për stabilitet
BKT
Lajme

Orav thotë se BE është e përkushtuar për stabilitet

M.M. /RTKlive

Shefi i Misionit të BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka njoftuar se është takuar të mërkurën me kryeministrin Albin Kurti. Ai bëri të ditur se me kryeministrin Kurti ka biseduar për  zhvillimet e fundit politike dhe bashkëpunimin tonë në agjendën e BE-së në Kosovë.

Orav në një postim në platformën ‘X’, ka shkruar se BE-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur në hapjen e rrugës për përparim dhe stabilitet.

“Pata një mundësi të mirë për t'u takuar me kryeministrin Albin Kurti sot. Diskutuam zhvillimet e fundit politike dhe bashkëpunimin tonë në agjendën e BE-së në Kosovë. BE-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur në hapjen e rrugës për përparim dhe stabilitet”, ka shkruar Orav.


MË SHUME NGA Lajme