20:22 / 12.03.2025
Dragusha: Atletico-Real do të ketë gola
Uran Krasniqi / RTKLive
Analisti i futbollit, Muhamet Dragusha, ka parashikuar një ndeshje të fortë dhe me shumë gola mes Atletico Madrid dhe Real Madrid në kuadër të Champions League.
Ai ka qenë i ftuar për ta komentuar ndeshjen në RTK, ku kjo sfidë do të transmetohet drejtpërdrejt.
“Janë dy skuadra që në këtë kohë janë në të njëjtën formë. Do të jetë një ndeshje e fortë, shumë e luftuar. Nuk mund të themi se do të fitojë njëri apo tjetri ekip, por sonte do të shohim gola”, ka thënë Dragusha.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave është mbyllur me fitoren e Real Madrid me rezultat 2-1.























