Komedia ‘Rrëfime pas shpine’ sonte në teatrin e Ferizajt|VIDEO
K. K. /RTKlive
Sonte nga ora 20:00 në teatrin “Adriana” në Ferizaj do të shfaqet repriza e Stand up komedisë “Rrëfime pas shpine”. Aktori, Dashuri Rexhepi tha se së bashku me regjisorin Sabri Pajaziti i kanë bërë 15 pika për stand up. Sipas tij, Stand up është një zhanër pak më i veçantë.
“Kam pasur dëshirë qysh moti ta bëj, por nuk kam pasur guxim. Tani e mora guximin dhe bashkë me regjisorin e bëmë. Ka dalë një stand up i pëlqyer dhe po besoj se do të jetë jetëgjatë”, ka theksuar ai.
Në “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Rexhepi ka thënë se “ky lloj zhanri do punë sepse duhen përzgjedhur më të mirat të jetës sate, rrëfimet më të mira”. Po ashtu, ai tregoi se ideja ka qenë provimi edhe i këtij zhanri të teatrit.
“‘Rrëfime pas shpine’ formohet nga disa ndodhi të miat personale, të mbuluara me humor”, ka theksuar ai.
Më tutje, ai tha se sekuenca e Stand up komedisë është e parapëlqyer nga publiku. “Bashkë me gruan ballafaqohemi aty për aty. Unë jam i martuar, i kemi dy vajza, e ajo m’i sjellë tri receta dhe thotë: ja kështu kështu bëhet djali dhe aty shpërthen publiku me të madhe, se është metaforë e realitetit”, tha Rexhepi.























