20:08 / 14.03.2025
Pique mohon akuzat për pagesa ndaj Rubiales
UK/RTKLive
Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka mohuar të premten në gjykatën e Majadahonda (Madrid) se ka paguar ish-presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, për të ndërmjetësuar kontratën e transferimit të Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.
Gjatë marrjes në pyetje dy-orëshe, Pique gjithashtu ka refuzuar akuzat për parregullsi në komisionet prej 4 milionë eurosh në vit, të cilat kompania e tij, Kosmos, ka marrë nga kompania publike saudite Sela për një periudhë 10-vjeçare, në një marrëveshje që arrin vlerën totale prej 400 milionë eurosh.
Pique ka shprehur shqetësimin për dëmtimin e reputacionit të tij, duke denoncuar ndikimin negativ që hetimi ka pasur mbi të për më shumë se një vit.























