22:15 / 14.03.2025
Courtois rikthehet te Belgjika pas dy vitesh
Uran Krasniqi / RTKLive
Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, do të rikthehet në Kombëtaren e Belgjikës për ndeshjet e Nations League.
Ai është përfshirë në listën prej njëzet e gjashtë lojtarësh për përballjen me Ukrainën në fazën “playoff”.
Courtois ka munguar te Belgjika pas një përplasje në qershor të vitit 2023 me ish-trajnerin Domenico Tedesco lidhur me çështjen e shiritit të kapitenit. Si pasojë, tridhjetë e dy vjeçari me 102 paraqitje për Kombëtaren belge kishte munguar në Kampionatin Evropian të vitit të kaluar. Megjithatë, portieri i Real Madrid ka ndryshuar mendje pas shkarkimit të Tedesco dhe emërimit të Rudi Garcia si trajner i ri.























