Rezultatet përfundimtare, KQZ mbildhet në orën 16:00
BKT
Lajme

Rezultatet përfundimtare, KQZ mbildhet në orën 16:00

RTKLive

(E plotësuar, ora 12:15) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në orën 16:00, do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedheve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt.

“Ju njoftoj se sot (e shtunë, 15 mars 2025, ora 16:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedheve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025”, bënë të ditur, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

KQZ sot shpall rezultatet përfundimtare

Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot ku pritet të bëhet edhe shpallja e rezultateve përfundimtare. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi , i cili ka theksuar se kjo do të jetë pikë e rendit të ditës në mbledhjen e thirrur për sot.

“Mund t’iu konfirmoj se të shtunën, më 15 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025. Për orën e saktë të mbledhjes së KQZ-së do t’iu njoftojmë me kohë”, tha Elezi për RTKlive.


MË SHUME NGA Lajme