Kosova e gatshme të ndihmojë Maqedoninë pas tragjedisë në Koçan
BKT
Në Fokus

Kosova e gatshme të ndihmojë Maqedoninë pas tragjedisë në Koçan

V.S|RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ofruar gatishmërinë e shtetit që t’i dalë në ndihmë Maqedonisë, pas tragjedisë në Koçan ku mbetëm të vdekur 59 veta e 155 të lënduar.

Kreu qeveritar tha se institucione t e Kosovës janë të gatshme dhe të vullnetshme që të ndihmojnë në çdo mënyrë të mundshme.

Sipas kreut të ekzekutivit, kjo tragjedi le të jetë rikujtim i vlefshëm për të gjithë për kujdes të shtuar dhe respektim të protokolleve të sigurisë.

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë të gatshme dhe të vullnetshme që të ndihmojnë në çdo mënyrë të mundshme. Teksa ndajmë dhimbjen e shprehim ngushëllime, le të jetë kjo tragjedi rikujtim i vlefshëm për të gjithë ne për kujdes të shtuar dhe respektim të protokolleve të sigurisë si në organizim ashtu edhe në standardin e infrastrukturës ndërtimore në vendin tonë”, ka thënë Kurti.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe liderëve shtetërorë të vendit fqinj, ndërkaq ka uruar shërim të plotë për të lënduarit në këtë  tragjedi.


MË SHUME NGA Në Fokus