Ukraina fiton ndaj Kosovës në ndeshjen e dytë
BKT
Sport

Ukraina fiton ndaj Kosovës në ndeshjen e dytë

Uran Krasniqi / RTKLive

(E plotësuar, 19:36) Kombëtarja e Kosovës në hendboll nuk mka arritur ta përsërisë suksesin e ndeshjes së kaluar ndaj Ukrainës dhe në ndeshjen e sotme është mposhtur.

Takimi i zhvilluar në terren neutral është mbyllur me rezultat 36-25. 

Ukraina e ka dominuar sndeshjen që nga fillimi, duke krijuar një epërsi të madhe në pjesën e parë, e cila ka përfunduar 18-8.

Pavarësisht një përmirësimi në lojën e “Dardanëve” në pjesën e dytë, ku shënuan shtatëmbëdhjetë gola, epërsia e Ukrainës ka mbetur mbetiur në fuqi. 

Kjo disfatë e vështirëson pozitën e Kosovës në Grupin 6 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, ku aktualisht renditet në vendin e katërt me tri pikë. Ndërkohë, Ukraina ka katër pikë dhe mbetet në garë për kualifikim, ndërsa kryesueset e grupit, Ishujt Faroe dhe Holanda, kanë nga pesë, respektivisht katër pikë. 

Hendboll, Ukraina me epërsi ndaj Kosovës pas pjesës së parë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll po përballet me vështirësi të mëdha në ndeshjen kundër Ukrainës, e vlefshme për fazën e tretë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Pas përfundimit të pjesës së parë, Ukraina kryeson me rezultat të thellë 18-8.

Kosovës ka pasur vështirësi të mëdha në mbrojtje dhe sulm, duke lejuar kundërshtarët të diktojnë ritmin e lojës. Ukraina e ka shfrytëzuar këtë avantazh për të krijuar një epërsi të konsiderueshme para pushimit.

Kjo përballje vjen vetëm disa ditë pasi Kosova kishte arritur një fitore dramatike ndaj Ukrainës me rezultat 31:30.