Limaj: Baca Haxhi ishte njeri i sakrificës
BKT
Lajme

Limaj: Baca Haxhi ishte njeri i sakrificës

G.K/RTKlive

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi. Ai e ka cilësuar të ndjerin, si një njeri me vlera të larta kombëtare.

"Baca Haxhi ishte një njeri i dashur e me vlera të larta kombëtare, njeri i sakrificës, i cili gjithë jetën e tij u ballafaqua me sfida të rënda. Shto këtu edhe betejën e fundit të presidentit Thaçi në Hagë ai pothuajse gjithë jetën e kaloi me mall, por asnjëherë nuk u dorëzua përballë sfidave që i solli jeta".

"Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, bashkëluftëtarët dhe mikun tim Hashim Thaçi", ka shkruar Limaj.


MË SHUME NGA Lajme