Kurti ngushëllon familjen Thaçi: Do të kujtohet për dashurinë ndaj vendit
BKT
Lajme

Kurti ngushëllon familjen Thaçi: Do të kujtohet për dashurinë ndaj vendit

M.P / RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një letër ngushëllimi, në emër të Qeverisë dhe të tij, ka ngushëlluar familjen Thaçi për humbjen e më të dashurit të tyre, Haxhi Thaçit.

Kurti në këtë letër që ngushëllon në emrin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës, tha se i ndjeri do të kujtohet për dashurinë ndaj vendit.

“Do të kujtohet gjithmonë për urtësinë e tij, respektin për të tjerët dhe dashurinë e madhe për vendin. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe timin ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve, dashamirëve të familjes suaj dhe miqve të ish-presidentit Hashim Thaçi", thuhet në letër ngushëllim.



MË SHUME NGA Lajme