Kosovë-Islandë, drejtpërdrejt në RTK, rikthehet emisioni ‘Dardanët’
BKT
Sport

Kosovë-Islandë, drejtpërdrejt në RTK, rikthehet emisioni ‘Dardanët’

F.B/RTKLive

Kombëtarja e Kosovës në futboll, nesër mbrëma (e enjte), përballet me Islandën, në sfidën e parë të ‘Play-off-it’ në Ligën e Kombeve, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Duelit mes Dardanëve dhe islandezëve, i paraprinë emisioni ‘Dardanët’, emision në të cilin analizohet forma e lojtarëve të ftuar, përzgjedhja e selektorit Franco Foda për këto duele, dallimi i kombëtareve, ballafaqimet e ndërsjella si dhe ecuria e deritanishme e Kombëtares së Kosovës.

Në panel do të jenë opinionistët Ramiz Krasniqi dhe Malsor Gjonbalaj.

Menjëherë pas ndeshjes emisioni vazhdon me pjesën përmbyllëse përfshirë prononcimet e lojtarëve dhe selektorit por edhe detajet tjera kryesore nga ndeshja dhe pritshmëritë për duelin e së dielës ndaj të njëjtit rival të cilin RTK po ashtu do ta transmetoj drejtpërdrejt.

Emisioni ‘Dardanët’ fillon nga ora 20:05, kurse, ndeshja mes Kosovës dhe Islandës starton në orën 20:45.