Pas Burojës, Thaçi dërgohet te selia e EULEX
BKT
Foto| Elmina Osmani| RTK
Në Fokus

Pas Burojës, Thaçi dërgohet te selia e EULEX

E.Osmani| RTK

(E plotësuar 15:28) Ish-presidenti i Kosovës është sjellë te selia e EULEX në Prishtinë me masa të larta sigurie.

(14.30) Përfundoi vizita e ish-presidentit Thaçi në familjen e tij në Burojë 

Ka përfunduar vizita e ish-presidentit Thaçi në familjen e tij në Burojë.

Thaçi nga këtu do të vazhdojë në EULEX, ku pritet që të qëndrojë edhe gjatë ditës së nesërme.

Gjatë vizitës treorëshe, Thaçit i është lejuar të takojë vetëm nënën dhe bashkëshorten.

(12:35) Thaçi në shtëpinë e tij të lindjes

Pas vizitës te varri i babait, ish-presidenti Hashim Thaçi po qëndron në shtëpinë e tij të lindjes në Fshatin Burojë, për të ndarë ngushëllimet me familjarët e tij.

Vizita për ngushëllime e Thaçit po realizohet me masa të rrepta mbrojtëse nga EULEX-i.No description available.

 

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tek varri i babait të tij la këtë mesazh .“Te varri yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”.May be an image of 1 personMay be an image of 2 people and text

Hashim Thaçi mbërrin në Kosovë, viziton varrin e babait

M.P. / RTKlive

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur në Kosovë dhe është te varri i babait të ndjerë, Haxhi Thaçit.

Lajmin e ka bërë të ditur Nasim Haradinaj, ish-nënkryetari i OVL të UÇK-së.

“E sollën sot në kohë të pa kohë, sa për sy e faqe e që nuk e kanë asnjë pikë në vetëvetën e tyre e le më ajo njerëzorja që ju mungonë në total”, ka shkruar ai në facebook.

Pavarësisht se Gjykata Speciale nuk i kishte dhënë leje për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij, Haxhi Thaçit, ai ka marrë leje për të vizituar varrin pas tre ditësh.


MË SHUME NGA Në Fokus