Thaçi, nën përcjelljen e EULEX-it, udhëton për në Hagë
BKT
Lajme

Thaçi, nën përcjelljen e EULEX-it, udhëton për në Hagë

Arlinda Sejda /RTK

(E plotësuar, 13:45) Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili qëndroi për dy ditë vizitë në Kosovë, është nisur për në Hagë.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, nën përcjelljen e EULEX-it, është nisur për në aeroportin e Prishtinës, nga ku në ora 13:00 udhëtoi për në Hagë.

Në zyrat e EULEX-it, Thaçi sot është vizituar nga familjarët e tij.

Thaçi pas vizitës që i bëri varrit të babait të tij dhe shtëpisë së tij, ku të premten është takuar me nënën dhe bashkëshorten e tij dhe pastaj është dërguar në zyrat e misionit EULEX, në Prishtinë

Ai nën masa të rrepta të sigurisë, u soll nga Haga në Kosovë, tri ditë pas varrimit të babait të tij, Haxhi Thaçit.

Gjykata Speciale nuk i dha leje ish-presidentit Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të vet, të martën më 18 mars. Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor, nën akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Hashim Thaçi vizitohet nga vëllezërit në zyrat e EULEX-it

Në zyrat e EULEX-it, ish-presidentin, Hashim Thaçi sot është vizituar nga vëllezërit e tij, pritet që gjatë ditës të ketë edhe vizita nga familjarët e tjerë.

Hashim Thaçi edhe sot gjatë ditës po qëndron në Kosovë, ku në Zyrat e EULEX-it pritet të takojë edhe familjarët e tjerë.

Ai dje është lejuar nga Gjykata Speciale që vetëm pak minuta të qëndrojë pranë varrit të babait të tij, në fshatin Burojë  të Skenderajt.

 

Thaçi në EULEX, pritet të takojë anëtarët tjerë të familjes

May be an image of 1 person

N.M. /RTKlive

Ish-presidenti Hashim Thaçi edhe sot gjatë ditës do të qëndrojë në Kosovë ku në Zyrat e EULEX-it pritet të takojë familjarët e tij.

Ai dje është lejuar nga Gjykata Speciale që vetëm pak minuta të qëndrojë pranë varrit të babait të tij, në fshatin Burojë  të Skenderajt.

Thaçi pas vizitës që i bëri varrit të babait të tij, Haxhi Thaçi dhe shtëpisë së tij, ku është takuar me nënën dhe bashkëshorten e tij, është dërguar në EULEX, ku sot pritet të takojë edhe anëtarë tjerë të familjes.

Ai nën masa të rrepta të sigurisë, soll nga Haga në Kosovë, tri ditë pas varrimit të babait të tij, Haxhi Thaçit.

Gjykata Speciale nuk i dha leje ish-presidentit Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait të vet, të martën më 18 mars. Thaçi po përballet me një proces të tej zgjatur gjyqësor, nën akuzat për krime të pretenduara të luftës.


MË SHUME NGA Lajme