17:24 / 27.03.2025
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundoi për këtë javë, rinis më 1 prill
A.B|RTKlive
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 125-të të Prokurorisë, W04419, gjykimi përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë.
Procesi gjyqësor do të vazhdojë të martën, 1 prill, në orën 09:00.
Sot ZPS-ja thirri dëshmitarin e 125-të në gjykatë. Ky ishte dëshmitar i mbrojtur W04419, dëshmia e të cilit është bërë përmes videolidhjes dhe u zhvillua tërësisht në seancë të mbyllur.























