Osmani dhe Kurti: Ushtria e Kosovës është amanet i të rënëve për liri|VIDEO
BKT
Foto| Visa Shatrolli| RTK
Në Fokus

Osmani dhe Kurti: Ushtria e Kosovës është amanet i të rënëve për liri|VIDEO

V.Thaçi &A.Bela|RTKlive &V.ShatrollI|RTK

(E plotësuar, ora 10:30) Është mbajtur ceremonia e certifikimit të 344 ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kazermën `Skënderbeu` në Ferizaj. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kanë vlerësuar lartë FSK-në. Ata thanë se ushtria e Kosovës është amanet i të rënëve për lirinë e Kosovës.

Kurti: Kosova ka vendosur themelet e industrisë së mbrojtjes

(E plotësuar, ora 10:25) Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po mbahet në Kazermën `Skënderbeu` në Ferizaj, tha se ushtria e Kosovës çdo ditë e më shumë po zhvillohet dhe po fuqizohet.

Kurti tha se diplomimi i rekrutëve sot në fund të muajit mars vjen si një kapitull i pas lavdisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndërhyrjes së Aleancës veri atlantike, vjen si vazhdim i amanetit për mbrojtje të atdheut dhe kontributit për paqe.
“Uniforma që e bartni sot është dëshmi e gjakut të dëshmorëve që u flijuan dhe frymëzim për të ndërtuar të ardhmen. Ju jeni garanca më e fuqishme që populli i Republikës sonë do të jetojë në paqe, integritetit territorial do të jetë i pacenueshëm dhe sovraniteti i paprekshëm”, tha Kurti.

Kurti deklaroi se ushtria e Kosovës çdo ditë e më shumë po zhvillohet dhe po fuqizohet.

LIVE| Osmani: FSK është dëshmi e sakrificës, është pasardhëse e UÇK-së

(E plotësuar, ora 10:15) Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po mbahet në Kazermën `Skënderbeu` në Ferizaj, tha se FSK është dëshmi e sakrificës. Ajo ka thënë se Kosova është e lirë falë sakrificës së dëshmorëve dhe martirëve.

“Të gjithë sot që u betuat  jeni pasardhës të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët sakrifikuan gjithçka për atdheun në momentet më të rënda të historisë sonë, prandaj mbajeni këtë uniform me krenarin më të madhe”, tha Osmani.

“Ushtria nuk është thjesht një forcë e armatosur ushtria e jonë është një betim I përhershëm për atdheun tonë, është një përkushtim ndaj sigurisë dhe një garanci për paqen”, tha a para e shtetit.

“Sot është një ditë e veçantë për ju dhe për dhe për të gjithë republikën e Kosovës. Sot 344 djem e vajza u bashkohen radhëve të FSK-së duke u bërë pjesë e një misioni tyre shenjtë mbrojtjes së atdheut të tyre, garantimit të sigurisë dhe mbështetjes së paqes në vendin tonë e përtej tij”, tha Osmani.

Osmani ju drejtua ushtarëve se rruga e Kosovës euroatlantike është e qartë dhe e pakthyeshme. “me profesionalizmin dhe përgatitjen e bijave e bijve tanë ushtarak e profesionist po dëshmojmë se Kosova ka një ushtri të fortë e të denjë për të qenë pjesë e strukturave të mbrojtjes dhe sigurisë ndërkombëtare në shërbim të paqes dhe sigurisë e stabilitetit global”, tha ajo.

LIVE| Certifikimi i rekrutëve të rinj të FSK-së

(E plotësuar, ora 10:09) Në Kazermën `Skënderbeu` në Ferizaj, po mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerata 01/2025.

No description available.No description available.No description available.No description available.

Sot certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së

Sh.Ç| RTKlive

Në Kazermën `Skënderbeu` në Ferizaj, sot do të mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerata 01/2025.

"Në ceremoninë e certifikimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mysafir e familjarë të rekrutëve", njofton Shtabi i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Në Fokus