Kosova solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit
BKT
Lajme

Kosova solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit

V.Th. / RTKLive

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në Mianmar është rritur në 1 mijë e 644, kanë thënë udhëheqja ushtarake e vendit.

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, përmes një postimi në “X”, ka thënë se Republika e Kosovës solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit.

Osmani shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi, transmeton Klankosova.tv.

“Republika e Kosovës solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit pas tërmetit shkatërrues që goditi të dy vendet. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Le të gjejnë forcë dhe qëndrueshmëri përballë një humbjeje kaq të thellë”, ka shkruar Osani në X.


MË SHUME NGA Lajme