Çeku pret kastën e ‘Krejt e thirrin Rexhën’: Histori origjinale
M.P. / RTKlive
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim kastën e filmit “Krejt e thirrin Rexhën”, të regjisorit Ibër Deari.
“Ky produksion shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ku luajnë edhe dy aktorët nga Kosova, Adriana Matoshi dhe Afrim Muçaj, sjell një histori shumë të veçantë e origjinale për publikun, duke trajtuar temën e migrimit, ndërsa suksesi i tyre është një shembull i fuqisë që ka bashkëpunimi mes artistëve tanë, kudo që ndodhen”, ka shkruar Çeku në facebook.
Së fundmi filmi i cili sjellë rrëfim nga jeta e Rexhos, një nga të paktët persona të mbetur në fshatin Sllupkovë të Maqedonisë së Veriut, ka marrë çmimin e filmit më të mirë në festivalin BIF në Bari të Italisë.
Në rolet e tjera luajnë aktorët Ledion Mulaku, Adem Karaga, Mirsad Abazi, Bereda Reshit, Bujar Ahmeti, Labinot Raci, Adrian Aziri, Daniela Markaj, Sara Bajrami.























