Reagime kundër vendimit të ZRRE-së - po goditet qytetari
BKT
Foto nga Facebook
Lajme

Reagime kundër vendimit të ZRRE-së - po goditet qytetari

RTKlive

Pas vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike, kanë pasuar reagime të shumta. Zyrtarja e lartë e PDK-së, Vlora Çitaku tha se ZRRE është shndërruar në mashën përmes së cilës Qeveria në largim po e godet drejtpërdrejt qytetarin.

Ndërsa, zyrtarja e lartë e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se Vetëvendosje përmes të deleguarve të tyre në ZRRE e rriti sot çmimin e energjisë elektrike.

Ajo theksoi se ata kanë mashtruar dhe tash po i godasin qytetarët për të tretën herë përmes faturave të energjisë elektrike. Edhe kreu i AAK-së,

Kurse Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi i sotëm i ZRRE-së për rritjen e çmimit të rrymës është një tjetër goditje për qytetarët e Kosovës dhe një favor i hapur për klikën mafioze energjetike të instaluar nga kjo qeveri.


MË SHUME NGA Lajme