RINCK Konventa, të martën fillon shkollimi për trajnerë
BKT
Sport

RINCK Konventa, të martën fillon shkollimi për trajnerë

RTKLive

Nën koordinimin e ekspertit të mirënjohur kroat, Nenad Shoshtariq, të martën (nesër) fillon shkollimi për trajnerë të hendbollit për Nivelin II sipas RINCK Konventës.

“RINCK Konventa është program zyrtar i Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) për aftësimin e trajnerëve të hendbollit. Niveli II organizohet për herë të parë në vendin tonë. Shkollimi bëhet nga Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Hendbollit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FHK-së.

Sipas këtij njoftimi, moduli i parë, ku përfshihen lëndët profesionale, është prej 22 deri më 27 prill dhe prej 14 deri më 20 maj. Moduli i dytë është prej 8 deri më 14 qershor, ndërsa moduli i tretë zhvillohet në vjeshtë.

Shkollimi sipas RINCK Konventës është i njohur në gjithë Evropën. Prej edicionit të ardhshëm garues, 2025/2026, shkollimi sipas këtij programi është obligativ për të gjithë trajnerët kosovarë.