Tym i zi nga oxhaku në Sistine, Kardinalët votojnë zgjedhjen e Papës
BKT
Në Fokus

Tym i zi nga oxhaku në Sistine, Kardinalët votojnë zgjedhjen e Papës

N.M. /RTKlive

Kardinalët katolikë janë kthyer në Kapelën Sistine, në Vatikan, këtë të enjte në ditën e dytë të votimit për zgjedhjen e papës së ri, pas vdekjes në moshën 88-vjeçare të Papa Françeskut.

Votimi i parë do të jetë në orën 10:30 të mëngjesit të sotëm, i ndjekur nga një tjetër në orën 12:00. Më pas, kardinalët do të drekojnë për të vijuar me dy votime të tjerë, në orën 17:30 dhe në orën 19:00.

Konklava e kardinalëve të cilët, në Vatikan, filluan procesin e zgjedhjes së papës së ri, dje kanë përfunduar votimin e parë pa ndonjë rezultat, votimi do të vazhdon gjatë ditëve të ardhëshme

133 Kardinalët Katolik, të mbledhur në konklavë brenda Vatikanit, kanë filluar procesin e zgjedhjes së kreut të ri të kishës katolike - duke sinjalizuar, me tym të zi, që votimi i parë përfundoi pa vendim se kush do të jetë papa i ardhshëm.

 Pas votimit të së mërkurës, Konkalava ka pushuar deri në orët e mëngjesit të sotëm kur kardinalët përsëri do të tentojnë që, me vota unanime, të zgjedhin kreun e ardhshëm të Vatikanit- proces i cili pritet të zgjatë disa ditë- disa ekspertë dhe njohës të Vatikanit paralajmëruan se, për shkak të gjendjes momentale në kishë dhe kandidatëve të shumtë, procesi i zgjedhjes së papës së ardhshëm do të mund të zgjas edhe më gjatë se zakonisht.

Brenda Vatikanit, po zhvillohen negociata intensive asnjë informatë prej brenda konklavës nuk do të paraqitet në publik deri në përfundimin e zgjedhjes.


MË SHUME NGA Në Fokus