Policia e Kosovës shpallet kampione në turneun e futsallit në Greqi
BKT
Sport

Policia e Kosovës shpallet kampione në turneun e futsallit në Greqi

N.M. /RTKlive

Ekipi i futsallit të Policisë së Kosovës ka korrur një sukses në arenën ndërkombëtare duke u shpallur kampion në turneun “Copa Del Mare”, i cili u zhvillua në Marathon të Greqisë.

Në këtë turne prestigjioz ndërkombëtar, morën pjesë 51 ekipe nga 21 shtete, kryesisht përfaqësues të agjencive të sigurisë nga vende të ndryshme të botës.

“Ekipi i Policisë së Kosovës, gjatë tri ditëve të turneut, ka zhvilluar tetë ndeshje dhe që të gjitha i ka fituar”, thuhet në një njoftim të PK-së.

Në rrugën drejt titullit, ekipi i Kosovës arriti këto rezultate:

•           Policia e Kosovës – APL 13 (Franca) 3:0

•           Policia e Kosovës – Bologna (Itali) 1:0

•           Policia e Kosovës – Bogota (Kolumbi) 3:1

•           Policia e Kosovës – ACIT (Zvicër) 4:2

•           Policia e Kosovës – IPA IAȘI (Rumani) 3:1

•           Çerekfinale: Policia e Kosovës – Moldova 0:0 (penallti 7:6)

•           Gjysmëfinale: Policia e Kosovës – APL 13 (Franca) 0:0 (penallti 10:9)

•           Finale: Policia e Kosovës – Rumania 3:0