Zgjedhjet në Shqipëri, KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhje 42,75%
A.B & N,M, / RTKlive
(E plotësuar, ora 22.05) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes së votimit në Shqipëri. Deri në orën 19:00 pjesëmarrja në votime është 42,75%.
Sipas KQZ-së është raportuar nga 3010 qendra, nga 5225 qendra votimi në total. Deri tani ora 19:00 kanë votuar mbi 1022003 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.
Nis procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kutitë e para hapen në Qarkun e Korçës.
Ndryshe në mbi 5 mijë qendra votimi janë hapur sot në Shqipëri, nga ora 7 e mëngjesit, për të zgjedhur 140 deputetë të Kuvendit. Të drejtë vote në këto zgjedhje kishin rreth 3.7 milionë votues të regjistruar.
Në këto zgjedhje po garojnë 2 mijë e 46 kandidatë për deputetë që përfaqësojnë 11 parti politike. Ndërsa për herë të parë kanë votuar edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet procesi i votimit
(E plotësuar, ora 19.25) Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht votimi për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri.
Qytetarët të cilët nuk kanë mundur të votojnë, nuk do të kenë më mundësinë pas orës 19:00, përveç atyre që deri në ato momente ndodheshin në qendrat e votimit.
Tashmë kutitë do të çohen nga KQZ-ja për numërimin e votave dhe më vonë do të dalë dhe përgjigja e tyre.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në nivel kombëtar, deri në orën 18:00, ka qenë 41.29%.
Kjo është një shifër kjo pak më e ulët se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ku pjesëmarrja në zgjedhje ishte në nivelin 45.41%, të rreth 3,6 milion zgjedhësve që ishin thirrur për të votuar.
Deri në 17:00, kanë votuar 38.44% e qytetarëve me të drejtë vote

(E plotësuar, ora 17.51) Deri në orën 17:00, kanë votuar 38.44 për qind e qytetarëve me të drejtë vote në të gjithë Shqipërinë, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Kujtojmë se në zgjedhjet e përgjithshme të para katër viteve, pjesëmarrja deri në orën 16 ka qenë 43.89%/
Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00
Deri në 16:00, kanë votuar 36.46 % e qytetarëve me të drejtë vote
( E plotësuar, ora 16.50) Deri në orën 16:00, kanë votuar 36.46 për qind e qytetarëve me të drejtë vote në të gjithë Shqipërinë, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në orën 17:00, kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, pritet të dalë në një deklaratë për median për të informuar mbi ecurinë e procesit zgjedhor.
Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00
Deri në ora 15 kanë votuar 32.96 % e qytetarëve me të drejtë vote
(E plotësuar, ora 15.30) Deri në ora 15 kanë votuar 32.96 % e qytetarëve me të drejtë vote.
Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka bërë të ditur se procesi i votimit po vijon normalisht, pavarësisht disa problemeve të cilat janë izoluar.
Ndërsa Lrokuroria e Tiranës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar për veprën penale "shkelje e fshehtësisë së votimit".
Janë raportuar edhe raste të tjera të incidenteve nëpër qytete të ndryshme, derisa organet e rendit kanë ndërmarrë masat sipas ligjeve në fuqi. Janë mbi 2 mijë vwzhgues nga vendi dhe ndërkombëtarë që po monitorojnë zgjedhjet.
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, e konsideroin shumë të rëndësishme mënyrën e organizimit të zgjedhjeve që do të ndikojë edhe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Shqipëria Zgjedh, 30.24% pjesëmarrja deri në orën 14:00
(E plotësuar, ora 14.10) 30.24% pjesëmarrja deri në orën 14:00
Shqipëri: Dalja në zgjedhje deri në ora 13:00, është 26.67 %
(E plotësuar, ora 13.30) Deri në orën 13:00 pjesëmarrja në votim sipas të dhënave të KQZ-së është 26.67 %.
Shqipëri: Dalja në zgjedhje deri në orën 12:00, rreth 22 për qind
(E plotësuar, ora 12.30)Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri thotë se procesi zgjedhor po zhvillohet normalisht dhe se dalja në votime deri në orën 12:00 është 22.61 për qind.
Zgjedhjet në Shqipëri, 17.26% deri në orën 11:00
( e plotësuar, ora 11.10) Ka shkuar në 17.26% pjesëmarrja në votime brenda vendit, deri në orën 11:00, sipas të dhënave të KQZ-së.
Zgjedhjet në Shqipëri po monitorohen nga mbi 2 mijë vëzhgues
Albana Bajrami|RTK-Radio
Mbi 5 mijë qendra votimi janë hapur sot në Shqipëri nga ora 7 e mëngjesit ku do të votojnë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote për të zgjedhur 140 deputetë të Kuvendit.
Në këto zgjedhje po garojnë 2 mijë e 46 kandidatë për deputetë që përfaqësojnë 11 parti politike. Ndërsa për herë të parë kanë votuar edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Nga informacionet që kemi marrë, në disa qendra të votimit procesi ka nisur me vonesë për arsye teknike.
Procesin zgjjedhor po e monitorojnë mbi 2 mijë vëzhgues të vendit e ndërkombëtarë.























