Starmer prezenton masa të reja për kufizimin e imigracionit në Britani
G.K/RTKlive
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka paraqitur një sërë politikat të reja që synojnë të kufizojnë ndjeshëm imigracionin në Mbretërinë e Bashkuar. Starmer ka theksuar se rregullat më të rrepta për imigracionin janë të nevojshme për të siguruar kontroll më të madh mbi flukset e migracionit dhe për të adresuar shqetësimet e qytetarëve britanikë.
Në një konferencë për media, Starmer ka premtuar se migrimi do të ulet "ndjeshëm" deri në fund të këtij parlamenti, megjithatë ai nuk ka përmendur një numër konkret. Kryeministri ka vënë në dukje se këto masa janë të nevojshme për të mbajtur integritetin e shoqërisë britanike dhe për të garantuar që kombet varen nga rregullat e drejta, raporton Euronews.
Masat e reja përfshijnë përforcimin e kërkesave për gjuhën angleze për imigrantët, duke përfshirë testime të vazhdueshme gjatë kohës. Po ashtu, qeveria ka vendosur të rrisë kërkesat për kualifikimin për vizat e punës, duke e çuar nivelin deri në atë të diplomës. Ndërsa, përfundimisht, qeveria do të zgjasë periudhën për aplikimet për qëndrim, duke e çuar atë në 10 vjet, krahasuar me 5 vjet që ishte më parë.
Këto politika gjithashtu do të ndikojnë në sektorin e kujdesit shoqëror, duke kufizuar mundësitë për rekrutimin e punonjësve të huaj për shtëpitë e kujdesit. Pas këtyre masave, do të ketë një periudhë kalimtare deri në vitin 2028, ku vizat mund të zgjaten dhe të huajt mund të aplikojnë për punë në këtë sektor.
“Ishulli i të huajve”
Starmer premtoi të ulë migrimin "ndjeshëm" deri në fund të këtij parlamenti, megjithëse nuk dha një numër konkret. "Kombet varen nga rregullat, rregullat e drejta. Ndonjëherë ato janë të shkruara, shpesh nuk janë, por, pavarësisht kësaj, ato japin formë për vlerat tona, na udhëhoqen drejt të drejtave tona, sigurisht, por edhe përgjegjësive tona, obligimeve që kemi ndaj njëri-tjetrit," tha ai.
Në një kritike ndaj qeverisë konservatore të mëparshme, ai shtoi: "Është thjesht e pabesueshme që migrimi neto katërfishohej në katër vjet të shpejtë deri në pothuajse një milion." Ai gjithashtu tha se, sipas planit të tij, migrimi do të kthehej nën kontroll dhe do të ishte "selektohues."






















