Kurti për RTK-në: Besoj se do t’ua zgjidhim financimin e pronën
BKT
Në Fokus

Kurti për RTK-në: Besoj se do t’ua zgjidhim financimin e pronën

G.K/RTKlive

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se beson që do të zgjidhen problemet me të cilat ballafaqohet Radiotelevizioni i Kosovës si transmetues publik, në mandatin e tij të tretë në krye të ekzekutivit.

“Unë besoj se do t’i zgjidhim këto çështjet e financimit dhe të pronës, por mos të harrojmë që keni pasur suksese, mirëpo në anën tjetër nuk keni pak punëtorë”, ka theksuar Kurti për RTK-në.

"Unë besoj në publiken, besoj në ndërmarrjet publike. 17 ndërmarrje publike qendrore i ka Kosova, veç dy i kemi gjetur që operonin pa humbje, tash janë 9 të tilla. Besoj në televizionin publik, sepse nuk mendoj që pa televizione publike do të mund të kemi emisione ku i vihet theksi kulturës, shkencës dhe edukimit, dhe jemi këtu për të ndihmuar”, ka shtuar Kurti.

Ai tutje tha se do të ketë diskutime, ndonjëherë edhe përplasje, por në përgjithësi tha se është optimist për rrugën përpara – edhe për shtetin, edhe për televizionin publik.


MË SHUME NGA Në Fokus