11:47 / 21.05.2025
Kusari-Lila: Partitë janë bllokuesit e vetëm
V.TH. & E. H. / RTKLive
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se nëse partitë tjera duan ta bëjnë qeverinë duhet të marrin pjesë në votim. Sipas saj, partitë janë bllokuesit e vetëm të të gjithë procesit.
“Ne po e bëjmë propozimin dhe po votojmë, por partitë tjera s’po marrin pjesë në votim, nëse ata duan te provojnë ta bëjnë qeverinë, atëherë duhet të marrin pjesë në votim, sepse këto parti janë bllokuesit e vetëm të të gjithë procesit”, ka theksuar ajo.























