15:16 / 22.05.2025
Kurti në darkë pune me Kallasin
V.S|RTKlive
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të presë sonte në një darkë pune Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, e cila për herë të parë do të jetë në Kosovë në cilësinë e shefes së diplomacisë evropiane.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Kryeministri në detyrë Kurti sonte në mbrëmje e pret për një darkë pune Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas me rastin e vizitës së saj në vendin tonë. Ky takim do të jetë një mundësi e mirë për të diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Republikës sonë dhe Bashkimit Evropian si dhe temat me interes të përbashkët”, tha Kryeziu.























