Kërcënimet ndaj presidentes Osmani, Presidenca: Asnjë reagim efikas
M.M./ RTKlive
Rreth një javë pas raportimit të kërcënimit të fundit me jetë të presidentes Osmani, i ardhur në adresën elektronike zyrtare të Presidencës dhe hapjes së rastit nga Policia, Prokuroria Speciale ende nuk e ka ngarkuar asnjë prokuror të merret me kërcënimet ndaj presidentes Osmani.
Kështu bëri të ditur, për RTK live, këshilltari për media i presidencës Osmani, Bekim Kupina, duke shtuar se është shqetësuese të mos ketë një reagim efikas dhe të shpejtë nga organet përgjegjëse, ngase ka të bëjë me kërcënime ndaj kreut të shtetit.
“Deri tash ka pasur dhjetëra kërcënime në vazhdimësi, por asnjë i arrestuar nga organet përgjegjëse, edhe pse shumë prej tyre kërcënimet i kanë bërë pa e fshehur identitetin”, ka thënë Kupina.
Tutje thuhet se në këtë bëhet fjalë ër kërcënime ndaj kreut të shtetit, “të cilat janë edhe kërcënime ndaj rendit kushtetues, duke e ditur që për momentin Presidenca është institucioni i vetëm me kompetenca të plota”.























