Nesër përpjekja e 21-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
BKT
Në Fokus

Nesër përpjekja e 21-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit

Sh.Ç /RTKlive

Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt do të mblidhen sërish nesër në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 21-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

Deputetët pritet të mblidhen nga ora 11:00 për të vazhdimin e 21 me radhë të seancës, në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. 

Të premtën ka dështuar përpjekja e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sërish nuk u arrit të formohet komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Nën drejtimin kryesuesit Avni Dehari, seanca nuk pati kuorum për vendimmarrje lidhur me komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pasi subjektet politike parlamentare, PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK-Nisma, nuk propozuan deputetë për anëtarë të këtij komisioni. 

Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 53 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Derisa dështimi për konstituimin e Kuvendit po përsëritet, partitë politike vazhdojnë të kritikojnë njëra-tjetrën për bllokadën politike.


MË SHUME NGA Në Fokus