Dështon edhe përpjekja e 21-të për konstituimin e Kuvendit| VIDEO
BKT
Foto| Edona Podvorica | RTK
Në Fokus

Dështon edhe përpjekja e 21-të për konstituimin e Kuvendit| VIDEO

A.B & V.S/ RTKlive & E.P| RTK

(E plotësuar, ora 11:26) Për herë të 21-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.

Në sallë ishin 90 deputetë.

Kryesuesi procedoi me votimin e komisionit me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, për të cilin votuan pro 53 deputetë, ndërsa 1 kundër dhe abstenime nuk pati.

Në këto rrethana, kryesuesi Avni Dehari njoftoi se Kuvendi do të vijojë punimet e seancës konstituive më 27 maj, në orën 11:00.

LIVE| Sot përpjekja e 21-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit

(E plotësuar) Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt do të mblidhen sërish sot në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 21-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

Deputetët pritet të mblidhen nga ora 11:00 për të vazhdimin e 21 me radhë të seancës, në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe të premten ka dështuar përpjekja e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sërish nuk u arrit të formohet komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Kryesuesi i seancës kërkoi serish nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, që ta bëjnë këtë. Propozime nuk pati.

Kryesuesi procedoi me votimin e komisionit me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, për të cilin votuan 53 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenime nuk pati.

Derisa dështimi për konstituimin e Kuvendit po përsëritet, partitë politike vazhdojnë të kritikojnë njëra-tjetrën për bllokadën politike.

 


MË SHUME NGA Në Fokus