09:33 / 28.05.2025
Ermonela Jaho sjell koncert operistik në Prishtinë
Sh.G|RTKlive
Më 8 qershor, në Prishtinë do të mbahet një koncert i veçantë nga Filharmonia dhe Opera e Kosovës, me pjesëmarrjen e sopranos së njohur ndërkombëtarisht, Ermonela Jaho, ka njoftuar Filharmonia dhe Opera e Kosovës
E vlerësuar për zërin e saj magjepsës dhe interpretimet që prekin zemrat në çdo cep të botës, Ermonela Jaho do të ngjitet në skenë si soliste, e shoqëruar nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhe ajo e Operës së Kosovës drejtuar nga maestro Jacopo Sipari di Pescasseroli.























