22:55 / 31.05.2025
PSG shkruan historinë, fiton Champions-in
RTKlive
Paris Saint-Germain ka triumfuar në finalen e Ligës e Champions duke e mposhtur Interin e Milanos me rezultat bindës 5-0.
Me një paraqitje dominuese dhe lojë, parisienët siguruan trofeun më të madh evropian për klube.
Goli i parë u shënua, në minutën e 12, nga Achraf Hakimi, vetëm tetë minuta më vonë në atë të 20, dhe të 63, Doue shënoi dy gola që i dhanë avantazhin e thellë PSG-së në 3-0.
Në minutën e 73, Kvaratskhelia shtoi golin e katërt dhe në fund, në minutën e 87, Mayulu që vulosi rezultatin përfundimtar 5-0.
Ky sukses shënon një moment historik për klubin francez, që më në fund arrin të kurorëzojë përpjekjet dhe investimet shumëvjeçare me titullin më prestigjioz në futbollin evropian.























